Tapet pastrues për mace

L29

Tapet që vendoset pranë hapësirës së mbushur me rërë për nevojat e maces suaj. Produkti është i përbërë nga një material plastik special i quajtur EVA (Ethylene-Vinyl Acetate) që ka vetitë e materialit të gomës dhe është i papërshkueshëm nga uji dhe lëngjet e tjera. Ky aksesor shërben që të grumbullojë grimcat e rërës apo papastërtitë që macja juaj mbart në putrat e saj në momentin që largohet nga hapësira e mbushur me rërë. Në këtë mënyrë, macja juaj do të ketë një higjenë më të lartë dhe ju do të kurseni kohë duke pastruar shtëpinë dhe para për të blerë më shumë rërë. Një produkt fantastik për të krijuar një ambjent të pastër dhe miqësor për macen tuaj.

Kategori: Etiketa: , ,